Ish-anëtari i SHIK-ut: Çka na duhen përrallat e pro-serbit Thaçi, për me nda Kosovën dhe me na njohur Serbia armiqësore - Bota Sot
Ish-anëtari i SHIK-ut: Çka na duhen përrallat e pro-serbit Thaçi, për me nda Kosovën dhe me na njohur Serbia armiqësore

Aktuale

Ish-anëtari i SHIK-ut: Çka na duhen përrallat e pro-serbit Thaçi, për me nda Kosovën dhe me na njohur Serbia armiqësore

Nga: N.Sh Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 20:42
Naim Miftari dhe Hashim Thaçi

Ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook ka treguar një shembull ku ka krahasuar Izraelin edhe Kosovën.

Përderisa Izraeli thotë që, nuk është i njohur fare nga shumë shtete të botës, ai madje është edhe në armiqësi me disa prej tyre.

Por, edhe pse nuk e njohin si shtet, Miftari thekson se, shumë shtete të tjera ia kanë frikën.

Ndërsa për Kosovën thekson se, duhet së pari ta njohim vetëvetën, ndërsa i quan përralla të Hashim Thaçit njohjen nga Serbia.

Miftari thekson se Kosovën e njohin shumë shtete si Amerika, Gjermania, Britania e Madhe, e shumë të tjera, andaj garancion i Kosovës duhet me qenë ushtria e armatosur dhe shteti ligjor.

Ja postimi i plotë:

Shtetin e Izraelit nuk e njohin fare  shumë shtete që janë ngjitur me shtetin e Izraelit dhe janë shtete armiqësore ndaj Izraelit.

Izraeli ishte munduar së pakut dy dekada ti bind fqinjët armiqësor ta njihnin si shtet sovran, por u bind shpejt që ishte mision i kot.

Pastaj Izraeli ndryshoi qëndrimin e vet ju kthy militarizmit bëri dhe forcoj shtetin, ekonomin, ushtrinë, shkencën, tekniken, shëndetësinë, infrastrukturen e shtetit  etj_etj.

Fqinjët Arab shumica prapë dhe sot nuk e njohin, por sot ja njohin friken, të gjithë e urrejnë, të gjithë duan ta shkatërrojnë, por askush s’ka guxim ta prek shtetin Hebre. Sepse Izraeli ju kthy vetvetes interesit të popullit të vet njohu vetveten,njohu miqtë dhe armiqtë e vet dhe jav bëri me dije se nuk ka lojë me shtetin e Izraelit.

Edhe Izraelit miqtë e armiqtë e vet  kishin këshillu, e këshillojnë disa edhe sot me dekada rresht se duhet me u pajtu me armiqtë e vet, por Izraeli njek rrugën e vet pa qa koken për ndikimet e miqve dhe armiqve nga skajet botërore.

Ne Kosova duhet ta njohim vetveten ta forcojmë shtetin e të mos bëjnë hajgare me shtet tonin sepse fqinjët tanë janë fqinjë armiqësor na kanë masakruar popullin tonë dhe na kanë grabitur territoret me shekuj dhe na  urrejnë deri në ekstremitet.

Çka na duhen përrallat e pro_serbit Hashim Thaçit për me nda Kosovën që me na njoft Serbia armiqësore .

Na njeh SHBA, Gjermanija, Britanija, Japani, Franca, Italija, Turqija, Pakistani, Koreja .....na njohin shumica e vendeve demokratike, çka na duhet me na njoft Serbia, Koreja veriore, Rusia, Qipra,  Greqia, Rumania ....

Garancioni i shtetit tonë Kosovës duhet me qenë ushtria moderne e armatosur deri ne dhëmb, shteti ligjor, shteti që zhvillohet shtet serioz kjo është rruga jonë e vetme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...