Daut Haradinaj: Po ju kallxoj që taksën nuk jemi kah e heqim

Aktuale

Daut Haradinaj: Po ju kallxoj që taksën nuk jemi kah e heqim

Më: 2 mars 2019 Në ora: 12:02
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Qeveria nuk e ka ndërmend të heq taksën 100 për qind ndaj Serbisë

Haradinaj këto fjalë i tha në Kuvendin zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan.

Deputeti i AAK-së theksoi se nuk do të flas shumë, meqë të tjerët do të flasin fjalë më të mëdha. Si kryetar dege, Haradinaj tha se shpreson se do të marr pëlqimin e delegatëve edhe për tri vjet të tjera.

“Taksën nuk jemi kah e heqim. Kam pasur nderin të bashkëpunojë me degën e Aleancës në Deçan. Kemi arrit sukses, pasi po udhëheqim me Qeverinë. Ndihna krenar për punën që e kmei bërë dhe do të rrugëtojmë bashkë, nëse e marr pëlqimin tuaj. Nuk po e zgjati shumë, se të tjerët kanë me fol fjalë më të mëdha”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat