Hortikultura mohon se trupat e serbëve po i zhvendosin familjarët për në Serbi

Aktuale

Hortikultura mohon se trupat e serbëve po i zhvendosin familjarët për në Serbi

Më: 2 mars 2019 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Isak Rakovica nga Hortikultura, që është përgjegjëse për mirëmbajtjen e varrezave në qytetin e Prishtinës, ka demantuar lajmin e dhënë nga portali serb i Kosovës, “RadioKim”, se serbët po i nxjerrin trupat e pajetë të familjarëve të tyre nga varrezat në Prishtinë e po i dërgojnë në Serbi për t’i rivarrosur.

Rakovica, në një përgjigje për Kohavisionin, ka thënë se kjo dukuri ka qenë në periudhën e pasluftës deri në vitin 2010, por nga kjo kohë nuk raportohet për ndonjë rast të tillë.

“S’ka trupa të marrë nga varrezat dje, që si dukuri ka qenë pas luftës deri më 2010”, është shprehur Rakovica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat