Baraliu: Kryeministrit i ka humbur udha në oborr, koha të dorëhiqet

Aktuale

Baraliu: Kryeministrit i ka humbur udha në oborr, koha të dorëhiqet

Më: 3 mars 2019 Në ora: 01:00
Ramush Haradinaj

Analisti Bleron Baraliu duke komentuar deklaratën e Ramush Haradinajt ‘se Vlora Çitaku është ambasadore e Hashim Thaçit në SHBA’, ka thënë se kryeministrit i ka humbur rruga në oborr dhe është koha të japë dorëheqje.

Baraliu i cili thotë se dikur edhe mbështeste Haradinajn, mendon se tash është koha të mendohet një e ardhme ndryshe për vendin dhe gjeneratat e reja.

Sipas tij, është koha për ndryshime radikale në politikën e Kosovës.

Ja postimi i plotë:

A ka ardh koha e Albin Kurtit?!

(Apo: kashta qe mund te thyej kurrizin e KM)

Deklarata e paramenduar e KM se VC eshte ne sherbim te Thacit, bashke me insinuatat misoxheniste (zhgenjyese) nder rreshta, eshte deshmi se KM ka filluar te humb busullen nen presionin e shtuar dhe veshtire te perballueshem. Pretendimi se “une guxoj ta them hapur ate qe tjeret e aludojne por skane guxim ta shprehin”, rrahagjoksja se “une gjithmone e kam mbajte vijen e betejes edhe ne kohe te veshtira”, balleperballja me avantazh pozicional ndaj partenereve qe i kane dhene fuqi ti poshteroje mu ata (pavaresisht cfare mendojme per ta apo cfare meritojne), kokefortesia perballe te gjitha sygjerimeve e keshillave – jane asgje me pak se shenja te krizes dhe cthurjes se strategjise se kryeministrit. Ai nuk po di nga tia mbaj dhe as nuk e ka idene si te operoj metutje – veq se me gjoks perpara te dhunoje inteligjencen tone, jo fort ndryshe nga cpo ben Hashimi.

Miq te dashur, ju e dini me se miri se kurre nuk kam ngurruar ta perkrahe zotni Haradinajn edhe kur ka qene jopopullordhe i paqarte. As kam ngurruar te cmoj e lartesoj ne qiell trimerine dhe kontributin e tij, aq sa kam respekt te larte per patriotizmin dhe sakrificen e tij. Aq me sa kam qene edhe cak etiketimesh se “je AAK” ( siq nuk kane munguar as ato PDK, VV, e PSD ?). Por ne te njejten fryme, nuk mund te ngurroj te dal kunder trendit populist e euforik sot dhe te deklaroj se kryeministrit i ka humbur rruga ne oborr, dhe ka ardh momenti i permbylljes se angazhimit te tij politik. Kjo nuk do te thote se prognozoj fundin e tij, por veq theksoj meritat mbi kete.

Te dashur miq, ne keto caste te koklavitura, shtuar trysnite e HTh, mund te duket se trimnia ramboiste eshte ajo qe na duhet, por une them se duhet te jemi me te guximshem te enderrojme nje te ardhme tjeter per femijet tane. Nje te ardhme pa njerez te kufizuar ne inteligjence politike, qe kujtojne se duke shtyre bjeshkeb më gjoks kane ndertuar karakterin e kombit tone.

Ne jemi ne nevoje per njerez te menqur, jo vetem te guximshem, te shkathet, jo vetem atdhetare, te mesuar me pervoje, jo vetem me atdhedashuri.

Ka ardh koha per ndryshime radikale ne politiken tone!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat