Zeka kapet me deputeten e VV’së: Na shqiptarët gjuajmë me armë, s’bëhet nami

Aktuale

Zeka kapet me deputeten e VV’së: Na shqiptarët gjuajmë me armë, s’bëhet nami

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:00
Milaim Zeka dhe Fatmir Mulhaxha Kolçaku

Deputetja e Vetëvendosjes Fatmir Mulhaxha Kolçaku, në mbledhjen e komisionit për Integrime Evropiane përmendi gjuajtjen me armë nga oda e Fatmir Limajt, që u dënuan ditë më parë, e kjo bëri që deputeti i Nismës, Milaim Zeka t’i reagojë duke ia përmendur molotovin.

Zeka i tha Mulhaxhës se kolegët e partisë së saj sikur gjuanin me molotov në shtëpinë e Isa Mustafës.

“Lutu që at askanë gjujt me molotov njejtë sikur kolegët e tu që i kanë gjujt shtëpijën e Isa Mustafës. Edhe me u rrok armët Fatmire ski në çka me u kap”, tha Zeka, duke shtuar se ne jemi shqiptarë edhe gjuajmë më armë.

“Na jemi shqiptar edhe gjujmë me armë, tybe nami su bo. Tash, ai njeri i bordit të postës është i joni edhe koka shkarku”, tha ai, duke shtuar se Osman Ejupi, njëri nga drejtorët e bordit të Telekomit ka qenë njëri i Nismës.

“Ai njeri i bordit të postë është i joni edhe koka shkarku. Duheni me ditë qe krejt partit që qojnë njërz të vet nëpër institucione publike. Ai i postës është njeri i Nismës”, tha Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat