Kjo është dita që do të festohet ndër breza si fitorja më e madhe ndaj Serbisë! - Bota Sot
Kjo është dita që do të festohet ndër breza si fitorja më e madhe ndaj Serbisë!

Aktuale

Kjo është dita që do të festohet ndër breza si fitorja më e madhe ndaj Serbisë!

Nga: N.Sh Më: 5 mars 2019 Në ora: 08:46
Adem Jashari

5, 6 dhe 7 marsi, është dita e cila do të festohet ndër breza si fitorja më e madhe ndaj Serbisë, ka vlerësuar Ahmet Isufi nga AAK-ja.

Isufi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, komandant Adem Jashari dhe familja e tij, janë nderi dhe lavdia e njëkombi të tërë.

Muaji mars, sipas Isufit do të mbetet muaji i sakrificës dhe mobilizimit popullor në realizimin e qëllimeve tona jetësore,lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“5, 6 dhe 7 marsi do shënohen përjetësisht si data historike të shkruara në themelet e palëkundura në Prekazin heroik, aty ku u dha kushtrimi i lirisë.

Rënja heroike e komandantit legjendar dhe familjes Jashari mobilizioi dhe bashkoi gjithë popullin shqiptarë duke dhënë mesazhin se liria nuk fitohet pa gjak dhe duke u rreshtuar të gjithë pas Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në fitore”, shkruan ai, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Komandanti Adem Jashari dhe familja e tij janë nderi dhe lavdia e një kombi të tërë,

Sa është e çmuar liria jonë më së miri na e ka dëshmuar komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij duke e sakrifikuar edhe jetën për lirinë e popullit tonë.

Marsi mbetet muaj i sakrificës dhe mobilizimit popullor në realizimin e qëllimeve tona jetësore, lirinë dhe pavarësisë e Republikës se Kosovës.

5, 6 dhe 7 marsi do shënohen përjetësisht si data historike të shkruara në themelet e palëkundura në Prekazin heroik, aty ku u dha kushtrimi i lirisë.

Rënja heroike e komandantit legjendar dhe familjes Jashari mobilizioi dhe bashkoi gjithë popullin shqiptarë duke dhënë mesazhin se liria nuk fitohet pa gjak dhe duke u rreshtuar të gjithë pas Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në fitore.

Kjo ngjarje historike do të shënohet dhe festohet ndër breza si fitorja më madhe ndaj Serbisë.

Familja Jashari dhe Prekazi historik janë bazamenti më i fortë i shtetit tonë në forcim e sipër.

Nder dhe lavdi përherë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...