Rezistenca titanike e Adem Jasharit dhe familjes së tij kundër okupatorit barbarë serbë

Aktuale

Rezistenca titanike e Adem Jasharit dhe familjes së tij kundër okupatorit barbarë serbë

Nga: N.Sh Më: 5 mars 2019 Në ora: 09:22
Familja Jashari

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zafir Berisha, në 21 vjetorin e rënies së familjes së komandantit legjendar Adem Jasharit, thotë se, 5, 6 dhe 7 marsi ishin ditët kur ndodhi rezistenca titanike e familjes Jashari kundër forcave të okupatorit serbë.

“Në marsin e 1998 filloi fillimi i fundit të regjimit gjenocidal në Kosovë, ku falë luftës së lavdishme të UÇK-së kudo në Kosovë dhe ndihmës se aleatëve ndërkombëtar, me 12 qershor 1999 vendi ynë filloi të frymoi lirishtë.
Lavdia ju takon atyre që u flijuan për Kosovë!”, shkruan Berisha, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë:

Para 21 viteve, me 5, 6, dhe 7 mars 1998 ndodhi rezistenca titanike e Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij, kundër forcave të okupatorit barbar serbë.

Beteja e Prekazit të Drenicës ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët kudo që jetonin, të cilët u ngritën të gjithë për ti dhën fund gjenocidit shekullor serbo-sllavë në Kosovë.

Në marsin e 1998 filloi fillimi i fundit të regjimit gjenocidal në Kosovë, ku falë luftës së lavdishme të UÇK-së kudo në Kosovë dhe ndihmës se aleatëve ndërkombëtar, me 12 qershor 1999 vendi ynë filloi të frymoi lirishtë.
Lavdia ju takon atyre që u flijuan për Kosovë!
Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat