Selmani: Stefanoviq s’mund t’i shmanget dosjes së krimeve në Kosovë

Aktuale

Selmani: Stefanoviq s’mund t’i shmanget dosjes së krimeve në Kosovë

Nga: Z.B Më: 10 mars 2019 Në ora: 21:19
Myzejene Selmani

Ish-deputetja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Myzejene Selmani ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit serb, Nebojsha Stefanoviq, pwrcjell “Bota sot”.
 

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Selmani ka shkruar se nuk mund t’i shmanget dosjes së krimeve në Kosovë.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Selmani po ashtu i ka bërë disa pyetje ministrit serb rreth krimeve të serbëve ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.


Postimi i plotë:

Stefanoviq nuk mund ti shmanget dosjes së krimeve në Kosovë

Një deklaratë e Ministrit serb Nebojsha Stefanoviq adresuar Ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli tregon sa i cekët dhe sa serioz është ky person në udhëheqjen e Ministris së Brendshme që ai drejton. Tashmë në vokabularin e tij është bërë e zakonshme ti quaj liderët e Kosovës vrasës, dhunues e kriminel. Edhe pse në ulësen e numrit një të Ministris së Brendshme ai ka problem me termet e cilësimeve. Të akuzosh njerëzit pa kurfarë dëshmive kjo sdo koment. Por harron se në dosjen e Kosovës janë mijëra kriminel të cilët lëvizin lirshëm në Serbi e të cilët deri më tani nuk janë gjykuar për gjithë ato krime të rënda. Stefanoviqi duket se mjaftohet vetëm me dënimin e krerëve shtetëror të cilët kanë qenë urdhërënës direkt apo indirekt të krimeve makabre në Kosovë, por harron se dosja nuk ka përfunduar. Stefanoviq a nuk është krim vrasja e 13.500 civilë shqiptarëve, dhunimi i 20 mijë femrave shqiptare, 800 mijë shqiptarë të dëbuar nga trojet e veta?. Apo këto nga prizmi ekonomik si profesion të cilin e ke të duken si material shpenzues? E di ti fort mirë dosja me krime të rënda asnjëher nuk tjetërsohet dhe shefat e tu një ditë do të japin llogari për të gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat