Simiq: Serbët e Kosovës të gatshëm të mbrojnë institucionet shtetërore

Aktuale

Simiq: Serbët e Kosovës të gatshëm të mbrojnë institucionet shtetërore

Më: 17 mars 2019 Në ora: 18:09
Simiq

Në Mitrovicën e Veriut, me rastin e trazirave në Beograd gjatë demonstratave të sotme të një pjese të opozitës, janë mbledhur spontanisht një grup i serbëve, të cilët janë shprehur të gatshëm të shkojnë në Serbi, me qëllim, siç thotë nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq, për të mbrojtur institucionet shtetërore të Serbisë.

"Sot dhe dje, patëm rastin të shohim se në Beograd po përpiqen të shkatërrojnë institucionet e Serbisë dhe përpiqen të okupojnë autoritetin legjitim dhe ligjor, për të marrë pushtetin nga njerëzit për interesa të xhepave të tyre", tha Simiq.

"Ne jemi të gatshëm nëse ne duhet ta mbrojmë Serbinë nga ata që e perceptojnë atë si një vend ku mund të marrin paratë që u nevojiten, pa i shkaktuar absolutisht ndonjë shqetësim njerëzve të zakonshëm", shtoi ai.

Ai iu bëri thirrje serbëve të mos bien në provokimet e Djilas, Jeremiq, Obradoviq dhe theksoi se është e nevojshme të mos iu japin armiqve mundësinë për t’u gëzuar për atë që po ndodh në Beogradë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat