Reagon Zyra e Kryeministrit pas publikimit të lajmeve për dhuratën e nipit të Shyhretes - Bota Sot
Reagon Zyra e Kryeministrit pas publikimit të lajmeve për dhuratën e nipit të Shyhretes

Aktuale

Reagon Zyra e Kryeministrit pas publikimit të lajmeve për dhuratën e nipit të Shyhretes

Më: 17 mars 2019 Në ora: 20:21

Sipas Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, urimi i cili përmban firmën e kryeministrit Ramush Haradinaj drejtuar vajzës së këngëtares Shyhrete Behluli, Njomëzës, për lindjen e djalit nuk është aspak i vërtetë, shkruan lajmi.net.

Përmes një njoftimi për medie, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se çdo letër që e nënshkruan kryeministri, është me logo dhe numër protokolli.

Sipas njoftimit Zyra e Kryeministrit po ashtu ka sqaruar se dhurata nuk është as e kësaj zyre dhe nuk është paguar me paratë e kësaj zyre.

Tutje në këtë njoftim thuhet se e tërë kjo është vetëm një tendencë për ta njollosur kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Sqarimi i plotë i Zyrës së Kryeministrisë pa ndërhyje:

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se lajmet e disa portaleve me titullin “Kryeministri çon gur kundër mësyshit me urim zyrtar për lindje djali”, janë tendencioze, dhe njëkohësisht shpifje permanente, sikurse edhe shpërdorim i argumenteve në mënyrë që me çdo kusht rasti të ndërlidhet me Kryeministrin.

Zyra e Kryeministrit sqaron se çdo letër që e nënshkruan kryeministri, është me logo dhe numër protokolli.

Dhurata nuk është as e zyrës së Kryeministrit e as nuk është paguar nga Zyra e Kryeministrit.

Është për keqardhje tendenca me çdo kusht e qarqeve të caktuara për ta njollosur Kryeministrin
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...