“Millosheviqit nuk i mjaftoi vetëm vrasja e Bajram Kelmendit, me të vrau edhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin”

Aktuale

“Millosheviqit nuk i mjaftoi vetëm vrasja e Bajram Kelmendit, me të vrau edhe dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin”

Nga: N.H Më: 25 mars 2019 Në ora: 16:22
Bajram Kelmendit me dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin

Avokati Tomë Gashi, në 20-vjetorin e vrasjes, ka kujtuar avokatin Bajram Kelmendi dhe dy djemtë e tij Kastriotin dhe Kushtrimin.

Gashi ka thënë se Kelmendi në Tribunalin e Hagës paraqiti kallëzim penal për krime lufte ndaj popullatës shqiptare në Kosovë edhe kundër vetë diktatorit Sllobodan Millosheviq dhe funksionarëve të tjerë të Jugosllavisë dhe Serbisë.

“Për këtë Millosheviqit nuk i mjaftoj vetëm vrasja e avokatit, por bashkë me të vrau edhe dy djemtë e tij Kastriotin dhe Kushtrimin, i cili ishte 16 vjeçar”, ka shkruar avokati Gashi.

Ja postimi i tij:

20 vjet nga vrasja e Avokatit më të mirë shqiptarë !

Sot 20 vite më parë Policia okupuese serbe e Millosheviqit vrau avokatin më të mirë shqiptarë Bajram Kelmendin, për shkak të të mbrotjes së të drejtave të shqiptarëve të Kosovës.

Avokati Bajram Kelmendi në Tribunalin e Hagës paraqiti kallëzim penal për krime lufte ndaj popullatës shqiptare në Kosovë edhe kundër vetë diktatorit Sllobodan Millosheviq dhe funkcionarëve të tjerë të Jugosllavisë dhe Serbisë.

Për këtë Millosheviqit nuk i mjaftoj vetëm vrasja e avokatit, por bashkë me të vrau edhe dy djemët e tij Kastriotin dhe Kushtrimin, i cili ishte 16 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat