Daut Haradinaj: Policët në rastin e Marko Gjuriqit, duhet të dekorohen e jo të hetohen - Bota Sot
Daut Haradinaj: Policët në rastin e Marko Gjuriqit, duhet të dekorohen e jo të hetohen

Aktuale

Daut Haradinaj: Policët në rastin e Marko Gjuriqit, duhet të dekorohen e jo të hetohen

Më: 28 mars 2019 Në ora: 13:44
Daut Haradinaj

Deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se hetimi i IPK-së ndaj policëve në rastin e Marko Gjuriqit, është në shpërputhje me detyrat që ju dhanë kësaj njësie.

Haradinaj në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se duhet të mbyllet ky rast dhe të dekorohen djemtë dhe vajzat qe e kryen detyrën me nder.

“Hetimi i IPK-së ndaj policëve që më shumë profesionalizëm e kryen detyrën e tyre në rastin e Marko Gjuriq, është në shpërputhje të plotë me detyrat që ju dhanë kësaj njësie. Policët nuk përdorën as më të voglën forcë, e tëra që shihet është veprim racional konform situatës. Andaj duhet të mbyllet ky rast dhe të dekorohen djemtë dhe vajzat qe e kryen detyrën me nder. E kundërta do ishte një demotivim i tyre për të ofruar siguri për të gjithë. Ata i zbatuan detyrat e dhëna nga eprorët dhe asgjë më shumë”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...