Zogaj reagon ashpër, e quan hajdut provincial ministrin Lekaj

Aktuale

Zogaj reagon ashpër, e quan hajdut provincial ministrin Lekaj

Nga: A.ZH Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:01
Pal Lekaj

Analisti politik Petrit Zogaj, ka reaguar ndaj ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili mbrëmë ka kërkuar largimin e ambasadorit të Zvicrës nga Kosova. Kjo pas kritikave që ambasadori i kishte bërë në Skenderaj, duke thënë se ata po ndërtojnë ujësjellësin në Kosovë, ndërsa Kosova po paguan veteranët mashtrues.

E kritik ndaj ministrit Lekaj, është treguar Zogaj, madje e ka quajtur edhe “hajdut provincial”, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ambasadori zviceran e ka sulmuar sistemin ku Pal Lekaj, e ushtron profesionin e hajdutit.

Reagimi i Zogajt:

Duhet t’a kuptojme Palin. Ky eshte nje hajdut provincial, qe ka qellu te jete edhe minister. Ambasadori zvicerian e ka sulmu sistemin ku Pali e ushtria profesionin e hajdutit. Cka pritet ndryshe, perpos qe hajduti te mbroj veten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat