SBASHK: Nuk ka kompensim orësh as në pushimin pranveror

Aktuale

SBASHK: Nuk ka kompensim orësh as në pushimin pranveror

Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:37
SBASHK: Nuk ka kompensim orësh as në pushimin pranveror

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka uruar nxënësit për përfundimin e periudhës së dytë mësimore dhe i ka dëshiruar atyre dhe prindërve momente të bukura të pushimit me urimin që nxënësit dhe mësimdhënësit më 8 prill të rinisin angazhimet në betejat për dituri të reja.

SBASHK e ka komentuar edhe seancën e jashtëzakonshme për orët e humbura, ku ka thënë se shumica e deputetëve ishin parimor, megjithatë ka dhënë kritika për disa deputet, për të cilët ka thënë se nxorën vrerë mbi mësimdhënësit.

Komunikata e plotë:

Nuk ka kompensim orësh as  në pushimin  pranveror

SBASHK duke i uruar nxënësit për përfundimin e periudhës së dytë mësimore iu dëshiron atyre dhe prindërve momente të bukura të pushimit  me urimin që nxënësit dhe mësimdhënësit më 8 prill të rinisin angazhimet në betejat për dituri të reja.

Mësimdhënës të nderuar kujtojmë se ky vit na shoqërori me sfida  të mëdha në përpjekje  për të realizuar kërkesat tona të drejta. Ju përgëzojmë edhe një herë për unitetin  e treguar sepse pas grevës kishte  edhe tentime që me dezinformata  e shpifje të dëmtohej uniteti i SBASHK-ut, por ju treguar vetëdije të lartë dhe ruajtët unitetin dhe figurën e respektuar të mësimdhënësit e sindikalistit.  Këshilli Drejtues duke përcjellë zarfin tuaj ka vendosur që orët e humbura  në grevë të mos kompensohen.  Ministri solli një vendim të njëanshëm të të pabazuar në Ligj  dhe si të tillë SBASHK e dërgoi në Gjykatë  dhe është në pritje të vendimit të institucionit të drejtësisë.  Janë bërë presione aty e këtu nga drejtorë të  disa DKA-ve e drejtëve të shkollave, por  ato mbeten përpjekje të dështuara.

Të nderuar mësimdhënës u iniciua dhe u mbajt edhe seanca  e jashtëzakonshme e Parlamentit të Kosovës, por në vend të debatit konstruktiv, një numër i vogël deputetësh të subjektit politik nga vjen Ministri Bytyqi, nxorën vrerë mbi ne duke na ofenduar me një fjalorë që ua kemi lënë në fytyrën e dinjitetin e tyre. Deklaratat  me fjalor të ulët të deputetëve Zafir Berisha e  Zeka  treguan kush janë  ata dhe ndikuan që ne të jemi edhe më të fortë e më unik dhe kështu do të vazhdojmë.  Ne  respektojmë  Ligjin e grevës  dhe  institucionit  të drejtësisë në  pritje të vendimit të  gjykatës gjegjëse. Deputeti Zafir Berisha duke humbur  kontrollin e të shprehurit nga inati e mllefi u shpreh edhe kundër rritjes së koeficienteve për arsim duke përmendur se rritja është 100 euro dhe se kjo gjoja po dërguaka shtetin në kolaps. Ai bashkë me ndonjë  bashkëmendimtar të tij  kështu treguan se kanë qenë kundër çdo ngritjeje të koeficienteve për punëtorët në sektorin e arsimit.

 SBASHK  kujton deputetit Zeka se nëse ka njohuri për një organizatë kriminale që vepron në  Kosovë ka për obligim ligjor, aq me tepër  kur është deputet i Kuvendit të Kosovës që të iniciojë  procedurë në prokurori me kërkesë që kjo organizatë të mbyllet , por nëse e ke fjalën për ne as ti e askush në botë nuk mund të gjejë as edhe një argumente sepse ne nuk jemi të tillë, po jemi nga sindikatat më të respektuara në Kosovë , Ballkan, Evropë e madje edhe në nivel të Internacionales  Botërore të Arsimit, anëtarë e të cilës jemi , që nga viti 1996.  Ti Zeka po të  ishe në një shtet tjetër, më pakta që do të duhej të bësh kur bën këso akuza plot shpifje e gënjeshtra, ishte dashur të jepesh dorëheqje  e të mos jesh kurrë me deputet. Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut kërcënimet e tilla që do t’ju ndalen pagat do t’ju hiqen  mëditjet e shumë e shumë tjera k emi pas dhe mund të kemi vazhdimisht por këto janë vetëm përpjekje  përr t’ju frikësuar , sepse të gjitha këto janë të zgjedhur përmes Ligjit të Punës, Ligjit mbi Organizimin Sindikal, Statutin e SBASHK-ut dhe me Kontratën Kolektive.

Të nderuar mësimdhënës fatbardhësisht në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës shumica e deputetëve që diskutuan ishin parimor dhe në anën e zbatimit të ligjeve të cilat  vetë i kanë miratuar dhe  kritikuan  iniciativën e thirrjes së  kësaj seance të jashtëzakonshme , që si e than disa nga deputetët  vërtetë  është tentim për te ndërhyrë në punën dhe pavarësinë  e institucioneve  të  drejtësisë, pasi që, siç dihet , vendimi i ministrit Bytyqi është në procedurë gjyqësore.

Të nderuar kryetar të komunave, drejtor te drejtorive arsimore dhe drejtor të shkollave, shpresojmë shumë që kjo javë e pushimit pranveror do të jetë javë kur ju do të    hiqni dorë përfundimisht nga presionet  ndaj mësimdhënësve dhe nuk do të bëni ftesa që mësimdhënësit pa asnjë arsye të paraqiten  në vendin e tyre të punës, sepse ne këtë e konsiderojmë si hakmarrje ndaj punëtorëve tuaj.

Juve ju obligon Ligji i Punës por edhe Kontrata Kolektive e arsimit të Kosovës që punëtorëve të arsimit tu jepet pushim vjetor në kohërat kur nxënësit janë në pushime. Ju kujtojmë  se çdo i punësuar, përveç pushimit vjetor prej 30 ditësh ka edhe për çdo 3 vite përvojë pune edhe një ditë pushim shtesë, kështu që nëse një punëtor ka 30 vite përvojë pune i takon edhe 2 javë tjera pushim vjetor.

 Të nderuar anëtar të SBASHK-ut duke ju dëshiruar vikend të mirë në këtë fundjavë, si dhe sado pak të pushoni gjatë pushimit pranveror ju falënderojmë shumë për unitetin që po tregoni dhe ju garantojmë se ne gjithmonë do të jemi në ballë të kërkesave tuaja të palëkundura, pavarësisht kërcënimeve e  shantazheve e pavarësisht nga kush vijnë.

Prishtinë, 29 mars 2019

Zyra për informim e SBASHK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat