A do të kandidonte Daut Haradinaj për postin e kryeministrit? - kjo është përgjigja e tij - Bota Sot
A do të kandidonte Daut Haradinaj për postin e kryeministrit? - kjo është përgjigja e tij

Aktuale

A do të kandidonte Daut Haradinaj për postin e kryeministrit? - kjo është përgjigja e tij

Më: 1 prill 2019 Në ora: 21:39
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj ka thënë se nuk e sheh vetën në postin e kryeministrit të vendit, post të cilin aktualisht e mban vëllai i tij, Ramush Haradinaj.

Deputeti i AAK-së tha përzgjedhja e Ramushi Haradinaj në të parin e ekzekutivit ka ndikuar pozitivisht për vendin. Ai theksoi se si familja në të kaluarën nuk kanë pasur angazhim politik.

“Jo, familjarisht s’kemi të kaluar me angazhim politik, rasti i parë ka qenë i Ramushit. Ndonjëherë ndodhin edhe aksidentalisht por fatmirësisht në të mirë të vendit. Personalisht nuk e shoh veten në këtë fushë”, ka thënë ai në emisionin “A show” të Adi Krastës.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj foli edhe për raportet e kryeministrit Haradinaj me atë të Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Insajderi.

Ai tha se Ramush Haradinaj ka besim tek kryeministri, Edi Rama.

“S’kemi zgjidhje tjetër duhet të kemi besim, presim më shumë nga Rama, presim më të mira nga kryeministri i Shqipërisë. Kemi shumë gjëra të përbashkëta mes dy vendeve që duhet t’i bëjmë më mirë, lëvizja e lirë e mallrave, importin e përbashkët, pikat doganore. Duhet të bëhet më shumë për ekonominë mes dy vendeve”, u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...