Driton Tali ironizon presidentin Thaçi

Aktuale

Driton Tali ironizon presidentin Thaçi

Nga: A.M. Më: 4 prill 2019 Në ora: 18:14
Driton Tali, Hashim Thaçi

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali ka ironizuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi përmes një tregimi.

Ai ka shkruar në Facebook, ku ka thënë se shoferi i presidentit Thaçi shkel me veturë një qenë, e shkon te familja e tij e qenit, por kthehet i dehur.

Postimi i plotë:

Natën t'u shku Hashimi me shofer t'vetin në nji takim ju del nji qenë në rrugë.

Kot mundohet shoferi i Hashës m'i ik qenit mos me shkel, por e shkel dhe e len n'ven.

Hasha i thotë: çu shko te i zoti i qenit dhe kallxoj e kërkoj falje se s'ka kuptim.

Shkon shoferi. Vonohet nja dy orë. Kur kthehet, me një shishe raki n'dorë dhe krejt i disponueshëm.

Hasha pe vet: çka u vonove kaq shumë? M'bone marak.

Shoferi: Nuk um lëshun se nuk um lëshun pa darkë. Bile edhe qet shishe ma dhanë me veti.

Hasha: qysh more, pse?!

Shoferi: unë ju thashë "jom shofer i presidentit Thaçi dhe që sa e myta qenin!!!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat