Pritet formimi i Komisionit për forcimin e procesit zgjedhor

Aktuale

Pritet formimi i Komisionit për forcimin e procesit zgjedhor

Më: 12 prill 2019 Në ora: 13:00
Memli Krasniqi

Kuvendi i Kosovës vendosi që të plotësojë rendin e ditës, duke e shtuar pikën për formimin e Komisionit “ad-hoc” për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor. Kjo u bë me kërkesë të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi dhe mori mbështetjen e të gjithë deputetëve në sallë.

Deputeti Memli Krasniqi tregoi për përbërjen e këtij komisioni.

Krasniqi: Të futet në rend ditë komisioni ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor

“Formimi i komisionit ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor, dhe nëse e merr miratimin e shumicës së deputetëve siç parashihet me rregullore, të vendoset si pika e parë e ardhshme në rend të ditës.... Përbërja është: Avdullah Hoti- kryesues i komisionit, Memli Krasniqi zëvendëskryesues i parë, Glauk Konjufca anëtar, Dardan Sejdiu anëtar, Ahmet Isufi anëtar, Sasha Milosaleviq anëtar, Billall Sherifi anëtar, Albert Kinolli zëvëndëskryesues i dytë”, tha ai.

LDK propozoi emrin e Arben Gashit, ndërkohë që PDK bëri të ditur që anëtari i dytë nga ky subjekt është deputetja Blerta Deliu-Kodra. Mbetet që Vetëvendosje të propozojë edhe një emër.

Mirëpo, u mor vendim që Donika Kadaj Bujupi të zëvendësojë Ahmet Isufin për arsye të barazisë gjinore, ndërsa edhe Dardan Sejdiu kërkoi që emri i tij të zëvendësohet me Shqipe Pantinën.

Më datë 11 të këtij muaji, kryetarët e grupeve parlamentare nënshkruan një deklaratë të përbashkët ku shprehën gatishmërinë dhe zotimin për përmirësimin dhe forcimi ne procesit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat