Hoti: Autostrada duhet të jetë e qytetarëve

Aktuale

Hoti: Autostrada duhet të jetë e qytetarëve

Nga: Z.B Më: 14 prill 2019 Në ora: 16:54
Foto nga takimi

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se, ka filluar peticioni që po e kundërshtojnë trasenë e autostradës së Dukagjinit, qytetarët tashmë kanë filluar peticionin në Rahovec, përcjell “Bota sot”.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, do të kërkojmë që peticioni të përfshijë qëndrimin e LDK-së, pasi që autostrada duhet të jetë e qytetarëve.

Ndryshe Hoti edhe më herët është deklaruar se, kjo autostradë sigurisht se e lehtëson qarkullimin e komunikacionit, por ky regjion ka prioritet zgjerimin e sistemit të ujitjes të tokave bujqësore nga Radoniqi. Studimi i fizibilitetit për zgjerimin e këtij sistemi, i nisur në qeverinë paraprake, duhet të jetë i kryer tanimë. Prioritet është edhe impianti i ujërave të zeza, sepse lumenjtë në këtë regjion janë shndërruar në rrjedha të ujërave të zeza, duke e dëmtuar bujqësinë dhe degraduar ambientin”

Postimi i plotë:

Ne do te kerkojme qe peticioni te perfshije qendrim tonin si LDK se:
1. Autostrada duhet te jete ne sherbim te qytetareve,
2. Para ndertimit te autostrades, komunat nga bie kjo autostrade kane prioritete tjera, ne vecanti:
(i) zgjerimin e sistemit te ujitjes se tokave bujqesore nga Radiniqi,
(ii) impiantet e ujerave te zeza per te mbrojtur Drinin e Bardhe nga Klina deri ne Prizren,
(iii) funksionalizimi i hekurudhes nga Klina ne Prizren.
(iv) subvencionimi me i mire i bujqve dhe blegtoreve.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat