Milaim Zeka kërkon që të burgosurit të kenë një dhomë për gratë ose dashnoret e tyre

Aktuale

Milaim Zeka kërkon që të burgosurit të kenë një dhomë për gratë ose dashnoret e tyre

Më: 15 prill 2019 Në ora: 18:02
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka, ka bërë një propozim interesant në seancën që është duke u mbajtur sot.

Ai në fjalën e tij gjatë kohës kur po diskutohej për burgjet, tha se të burgosurve do të duhej të ju sigurohej një dhomë e veçantë.

Sipas tij, kjo dhomë do të mund të shfrytëzohej nga të burgosurit gjatë takimit me gratë apo të dashurit e tyre.

“Të kenë edhe një dhomë të posaçme që të rrinë me të dashurit e tyre, qoftë gruan, qoftë dashnoren”, tha ai.

Ai tha se do të angazhohen që të tregohen human ndaj njerëzve të dënuar që ata të gëzojnë të gjitha të drejtat tyre.

Ndryshe, punimet Kuvendit i Kosovës i ka filluar qysh në mëngjes.

Për shkak të mungesës së kuorumit shumë nga pikat e planifikuara nuk kanë arritur të votohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat