Veseli kujton Shkelzen Haradinaj: Lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e tij dhe gjithë heronjëve të kombit - Bota Sot
Veseli kujton Shkelzen Haradinaj: Lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e tij dhe gjithë heronjëve të kombit

Aktuale

Veseli kujton Shkelzen Haradinaj: Lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e tij dhe gjithë heronjëve të kombit

Nga: Z.B Më: 16 prill 2019 Në ora: 09:10
Kadri Veseli

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar pranveren e vitit 1999, ku thotë se, djemtë më të mirë të UÇK-së në ato ditë po binin dëshmor gjithandej Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, në mesin e tyre ishte edhe Shkelzen Haradinaj, i cili si sot 20 vjet më parë ra dëshmor i lirisë.

Postimi i plotë:

Pranvera e vitit 1999 ishte stina më e përgjakshme në historinë tonë kombëtare. Një popull i tërë po luftonte për jetë a vdekje me gjenocidin serb. Djemtë më të mirë të UÇK-së në ato ditë po binin dëshmor gjithandej Kosovës. Në mesin e tyre ishte Shkelzen Haradinaj, i cili si sot 20 vjet më parë ra dëshmor i lirisë. Lavdia e përjetshme do të qëndroj mbi emrin e tij dhe gjithë heronjëve të kombit.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...