Jashari: Kosova do t’i kujtojë gjithmonë dëshmorët dhe martirët e kombit - Bota Sot
Jashari: Kosova do t’i kujtojë gjithmonë dëshmorët dhe martirët e kombit

Aktuale

Jashari: Kosova do t’i kujtojë gjithmonë dëshmorët dhe martirët e kombit

Nga: Z.B Më: 16 prill 2019 Në ora: 12:46
Bekim Jashari

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se ka bërë homazhe te lapidary I 15 martirëve në Skenderfaj, përcjell “Bota sot”.

Jashari përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, Skenderaj dhe Kosova do t’i kujtojnë gjithmonë dëshmorët dhe martirët e kombit, të cilët sakrifikuan më të shtrenjtën e tyre – jetën, që ne të jetojnë të lirë e të pavarur.

Postimi i plotë:

Me nderime të larta kemi bërë homazhe te lapidari për 16 martirët e Lagjes III të qytetit tonë, të cilët janë vrarë nga forcat paraushtarake e policore serbe, në luftën e Kosovës, 20 vite më parë. Skenderaj dhe Kosova do t’i kujtojnë gjithmonë dëshmorët dhe martirët e kombit, të cilët sakrifikuan më të shtrenjtën e tyre – jetën, që ne të jetojnë të lirë e të pavarur. Lavdi e përjetshme heronjve dhe martirëve të luftës çlirimtare të Kosovës!

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...