Haradinaj homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në ditën e dëshmorëve

Aktuale

Haradinaj homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në ditën e dëshmorëve

Më: 18 prill 2019 Në ora: 11:53
Haradinaj homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në ditën e dëshmorëve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe te shtatorja e heroit të kombit Zahir Pajaziti dhe tek varrezat e dëshmorëve në Velani.

Haradinaj ka thënë se  misioni për liri dhe pavarësi u realizua falë veprës heroike të luftëtarëve të UÇK-së.

Postimi i Haradinajt:

Në nderim të dëshmorëve të Prishtinës, kam bërë homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, dhe të varrezat e dëshmorëve në Velani. Në ditën e sotit kujtojmë të rënët në masakrën e Makocit dhe dëshmorët e martirët e Betejës së Marecit. Misioni ynë historik për liri dhe pavarësi u realizua falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë, dhe betim yni se ky ishte brezi i fundit që u flijua për atë që është fituar një herë - për tokën, lirinë dhe të drejtën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat