Shkumbin Mehmeti ka dëshmuar për dy ditë rresht para Prokurorëve të Hagës

Aktuale

Shkumbin Mehmeti ka dëshmuar për dy ditë rresht para Prokurorëve të Hagës

Më: 19 prill 2019 Në ora: 13:09
Shkumbin Mehmeti

Prokurorët e Prokuorisë së Specializuar në Hagë, e kanë intervistuar Shkumbin Mehmetin, për dy ditë rrjesht vitin e kaluar.

Burime nga Burgu i Sigurisë së Lartë i kanë thënë Insajderit se prokurorët e kanë intervistuar Mehmetin në cilësinë e të dyshuarit, përgjatë datave 23-26 shkurt të vitit 2018.

Mehmeti ka dëshmuar në detaje për vrasjet dhe krimet e ndryshme që kanë ndodhë në periudhën e pasluftës.

Insajderi mëson se ai ka folur për disa nga rastet për të cilat folur edhe publikisht në media.

“Por para hetuesve ka dëshmuar për gjithë veprimtarinë e grupit të tij, në përbërje prej Ibrahim Kelmendit, Florim Kelmendit, Florim Ejupit, Alban Dizdarit, Ruzhdi Shaqirit, Bedri Krasniqi përfshirë edhe vetën”, tha ky burim.

Intervistat e tij kanë zgjatur nga ora 9 e mëngjesit deri në ora 23.

“Për këtë arsye besohet që futja e tij në një automjet me Bedri Krasniqin  është bërë me qëllim që për ta kërcënuar dhe për ta detyruar që të tërhiqet nga dëshmitë e tij, sin ë Kosovës ashtu edhe në Hagë”, tha ky burim për Insajderin.

Kujtojmë se dje Insajderi raportoi, se Shkumbin Mehmeti u kërcënua gjatë transportit nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Gërdoc tek Gjykata Themelore në Prishtinë me të njëjtin mjet transportues me Bedri Krasniqin, të akuzuarin për vrasjen e dy policëve në vitin 2004. Krasniqi është i dënuar me 27 vjet burgim për vrasjen e dy policëve: Sabahate Tolaj dhe Jusuf Haklaj, i dënuar për rrëmbimin e biznesmenit Azem Morina, si dhe i akuzuar për vrasjen e dy policëve të tjerë më 2004.

Lidhur me këtë skandal, Shërbimi Korrektues i Kosovës, e ka suspenduar sot përgjgjësin për organizimin e transportimit të dëshmitarit Shkumbin Mehmeti në një mjet transportues me Bedri Krasniqin, raporton Insajderi.

Në një përgjigjje për Insajderin, SHKK thotë se e ka suspenduar përgjgjësin e transportit të rrezikshëm deri në  përfundimin e hetimeve.

“Me të marr lajmin lidhur me rastin e raportuar, SHKK menjëherë ka ndërmarr masa duke e suspenduar zyrtarin përgjegjës për organizimin e këtij transportimi, deri në përfundim të hetimeve”, thuhet në përgjigjjen e SHKK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat