Vasfije Krasniqi-Goodman: Ngjarja s’më ka shëmtuar, burri më do dhe mbështet fort - Bota Sot
Vasfije Krasniqi-Goodman: Ngjarja s’më ka shëmtuar, burri më do dhe mbështet fort

Aktuale

Vasfije Krasniqi-Goodman: Ngjarja s’më ka shëmtuar, burri më do dhe mbështet fort

Më: 19 prill 2019 Në ora: 19:34
Vasfije Krasniqi-Goodman me burrin e saj

Vasfije Krasniqi-Goodman, viktima e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka treguar për mbështetjen që ajo ka pasur nga familja e saj pas tmerrit që ajo kishte përjetuar.

“Kam pasë fatin të dalë nga Kosova dy vjet pasi më ndodhi rasti. Kam shkruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atje kam krijuar familjen”, ka thënë Krasniqi-Goodman.

“Unë dhimbjen e kam në zemër, ajo kurrë nuk do të shërohet – por jam mundu në secilin aspekt ta përballoj rastin dhe ta vazhdoj jetën për vetën, burrin, fëmijët dhe familjen time të ngushtë”.

Zonja Krasniqi-Goodman ka treguar se storjen e saj e ka ndarë me burrin e saj para se të lidheshin bashkë.

“Ai më ka mbështetur gjithmonë, unë e kam lirinë të flas si me të po ashtu edhe me dy vajzat. Unë shoh ëndrra, ai më mbron më përkrah – s’ka përkrahje ma të fort. Për këtë arsye ai më do shumë dhe thotë se ti je femra më e fortë që e kam takuar ndonjëherë”.

“Vajzës së madhe i kam treguar ma herët, kur po merresha me gjykata në Kosovë. Ju kam dhimbsur si nënë që kam përjetuar diçka në moshë kaq të re. Ato të dyja janë krenare me nënë dhe kauzën e saj tani”.

“Edhe në familje e kam pasur lirinë të flas me këdo. Me vëllezërit, vjehrrën, kunatin, me të gjithë. Ngjarja nuk më ka shëmtuar mua, prandaj edhe ka qenë më e lehtë ndarja e rrëfimit me të tjerët”.

“Ka qenë e vështirë të flasë për rastin sidomos me vëllezërit, por e kam bërë sepse ma ka lehtësuar shumë. Me mbajt në vete të shkatërron, nëse tregon lehtësohesh”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...