Rada Trajkoviq ka një kërkesë të çuditshme - Bota Sot
Rada Trajkoviq ka një kërkesë të çuditshme

Aktuale

Rada Trajkoviq ka një kërkesë të çuditshme

Më: 24 prill 2019 Në ora: 12:07
Rada Trajkoviq

Rada Trajkoviq tha për të përditshmen serbe “Politika” se ajo ka kërkuar mbrojtje nga MUP-i i Serbisë, sepse thotë se siguria e saj dhe e familjes së saj janë në rrezik.

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova deklaroi se asaj i tha policia se do t’i jepet mbrojtje dhe ka shtuar se pret që t’i kumtohet se çfarë lloj të mbrojtjes do të marrë.

E pyetur se a është e vërtetë se për shkak të saj i janë zgjatur masat e ndalimit Nedeljko Spasojeviqit dhe Marko Roshiqit, të cilët janë arrestuar për përfshirje të dyshuar në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, dhe nëse si të dyshuar për vrasjen i ka përmendur dhe emrat e Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Mihailoviqit, ajo ka thënë se zgjerimi i hetimeve ndaj Veselinoviqit dhe Mihajloviqit “ i kërkoi Prokuroria speciale e Kosovës, në bazë të deklaratave apo dëshmisë së personit i cili është një dëshmitar i mbrojtur”.

Trajkoviq gjithashtu pohon se dëshmitari është regjistruar me numër dhe shifër dhe se askush nuk e di identitetin e tij, dhe as ajo, si dhe nuk e kupton pse po zhvillohet një fushatës kundër saj.

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë më herët sot se Spasojeviq dhe Roshiq mbahen në burg pa të drejtën për gjykim të drejtë dhe asnjë provë, dhe nuk ka kredibilitet në bazë të deklaratave dhe dëshmive, të tilla si ato të bëra nga Rada Trajkoviq

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...