Haradinaj: Patëm më shumë hapësirë pa kompanitë serbe në panair - Bota Sot
Haradinaj: Patëm më shumë hapësirë pa kompanitë serbe në panair

Aktuale

Haradinaj: Patëm më shumë hapësirë pa kompanitë serbe në panair

Më: 24 prill 2019 Në ora: 13:46
Ramush Haradinaj

Për dallim nga viti i kaluar ku morën pjesë rreth 70 komani serbe, sivjet nuk ishte asnjë kompani e Serbisë në Panairin Ndërkombëtar “Prishtina 2019”.

Kjo për kryeministrin Ramush Haradinaj, ka reflektuar pozitivisht për bizneset kosovare, ngaqë sipas tij, kësaj radhe bizneset vendore patën më shumë hapësirë dhe mundësi për promovimin e prodhimtarisë. 

Ai përsëriti se taksa 100 për qind do të hiqet ndaj Serbisë, vetëm pas njohjes së Kosovës nga ky shtet, ndërsa pati një porosi edhe për prodhuesit e Kosovës.

Haradinaj: Pati hapësirë më shumë për prodhuesit vendor, nuk ishin serbët

“E thoshin prodhuesit në raste të caktuara, se kësaj radhe kanë pasur më shumë hapësirë, më shumë mundësi. Çdo herë ju apeloj prodhuesve tanë që të bëjnë kujdes në kualitet. Sepse nuk është kështu çdo herë situata, ndonjë herë hiqet taksa (ndaj Serbisë), e prodhuesit nuk bënë me menduar se nuk do të kenë konkurrencë. Pra, duhet me pas kujdes me cilësinë e produkteve. Ndonjëherë, kuptohet kur të na njohin (Serbia)”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se do të jetë pjesë e Samitit në Berlinit, ku marrin pjesë edhe Serbia dhe vendet e rajonit. Ai tha se pret që në këtë  samit, Kosova të marrë sinjalin për liberalizimin e vizave, pasi sipas tij, Kosova është vonuar shumë në këtë proces.

Haradinaj: Në Samitin e Berlinit, jemi të interesuar për liberalizimin

“Po, jemi të interesuar shkuar në Samitin e Berlinit, është një ngjarje e respektueshme. Nuk jemi veç Kosova e Serbia, janë edhe vendet e rajonit. Mendoj se kjo është një shtytje në perspektivën tonë Evropiane. Ajo që na intereson është edhe liberalizimi I vizave, qysh e dini jemi vonuar shumë në këtë proces”, tha Haradinaj.

Ai këto deklarata i bëri në Panairin Ndërkombëtar Prishtina 2019, i cili ka filluar sot.

Bashkë me kryeministri Haradinaj në Samitin që do të mbahet më 29 prill në Berlin do të shkojë edhe presidenti Hashim Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...