MBPZHR mbështet projektet bujqësore në Junik - Bota Sot
MBPZHR mbështet projektet bujqësore në Junik

Aktuale

MBPZHR mbështet projektet bujqësore në Junik

Më: 24 prill 2019 Në ora: 15:12
Foto nga takimi

Projektet bujqësore të fermerëve të Komunës së Junikut do ta kenë mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kështu është shprehur ministrja e MBPZHR-së, Dijana Zhiviq, gjatë takimit që pati sot me kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçi, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet në sektorin e bujqësisë, si dhe për programet zhvillimore të ministrisë.

Në këtë drejtim, ministrja e njoftoi kryetarin për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për 2019 dhe skemat e mbështetjes, përmes të cilave ajo tha se kanë zgjeruar mbështetjen për shumë sektor të bujqësisë.

Ministrja Zhiviq theksoi se në programet e këtij viti do të gjejnë mbështetje edhe fermerët e komunës së Junikut dhe me këtë rast ajo ka rikonfirmuar gatishmërinë e saj për të thelluar bashkëpunimin me këtë komunë, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë në këtë rajon. 

Ndërsa, kryetari Agron Kuçi e njoftoi ministren edhe për sfidat dhe të arriturat në këtë sektor dhe me këtë rast shprehu përkushtimin e  tij për të realizuar projekte zhvillimore në këtë sektor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...