Ky është koalicioni i kthimit të shpresës për Kosovën

Aktuale

Ky është koalicioni i kthimit të shpresës për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 26 prill 2019 Në ora: 08:32
Ilustrim

Analisti politik Haki Abazi, përmes një postimi në Facebook, thotë se, koalicioni LDK-LVV së bashku me shoqërinë civile dhe diasporën është dalja nga kjo krizë e cila e ka kapluar Kosovën dhe një fillim i kthimit të shpresës.

Ai thotë se, klani PRONTO, që nga viti 2007 është paraqitur në pushtetin e Kosovës dhe që nga atëherë e deri më sot i kemi 10 shtresa të korrupsionit dhe krimit.

Abazi thekson se, edhe ambasadori Amerikan, Britanezët, Gjermanët dhe Zviceranët kanë thënë se ka ardhë koha me protestu për drejtësi, kundër zhvatjes së shtetit, punësimeve nepotike dhe analfabetike.

Lexojeni postimin e plotë:

Ne qershor te vitit 2007 ka dale gjenerata e pare e Iphonit. Prej atehere jane 10 gjenerata te reja secila gjenerate ka sjellur inovacion te ri, aplikacione te reja, mundesi te reja dhe prap jane nderru edhe ate me kosto prej 700-1000 dollare.

Nga viti 2007 ne Kosove eshte paraqitur Klani PRONTO ne pushtetin e Kosoves. Prej atehere kemi 10 shtresa te korrupcionit dhe krimit dhe gjeneraten e njejte te PRONTO.

Keta te PRONTOs mundeni me i nderru fale, me nje fletvotim.

Koalicioni LDK- LVV dhe Shoqeri Civile me Diaspore eshte dalja prej ketu, eshte fillimi i kthimit te shpreses. Demokracia nuk perfundon me krijimin e ketij koalicioni, ne duhet te vazhdojme te kerkojme shtet te se drejtes, llogaridhenie, pergjegjesi, pergjegjegjshmeri prej te gjithe atyre qe marrin poste publike.

Edhe Ambasadori Amerikan, edhe Britanezet, edhe Gjermanet, edhe Zvicerianet e thane qarte se ka ardhe koha me nderru iphonin-pardon me protestu per DREJTESI, kunder zhvatjes se shtetit, kunder punesimeve nepotike, kunder punesimeve analfabetike. Nese keto shtete na kane ndihmuar te clirohemi nga Milloshevici, tani e kemi detyre te lirohemi vete nga ata qe jane bere gardianet e burgut kolektiv te Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat