Edhe serbët e pranojnë se Anton Quni me shokë iu shkaktuan humbje të mëdha, ndërsa Thaçi e Beqa mohojnë

Aktuale

Edhe serbët e pranojnë se Anton Quni me shokë iu shkaktuan humbje të mëdha, ndërsa Thaçi e Beqa mohojnë

Nga: D.RR Më: 28 prill 2019 Në ora: 12:46
Agim Ramadani dhe Anton Quni në front të luftës

Një dokumentar televiziv për Kosharen të realizuar nga serbët, tregon shumë për betejën e lavdishme të Koshares. Në atë dokumentar edhe vet serbët e pranojnë se ushtria e tyre pësoi humbje të mëdha nga ushtria e Kosovës, të udhëhequr nga Agim Ramadani, Sali Çekaj, Anton Quni, Hisen Berisha e disa të tjerë, shkruan "Bota sot".

Por, këtë nuk po e pranon edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqa.

Ky i fundit madje kërkoi që të dalin fakte që Anton Quni ka qenë në front në betejën e Koshares.

Dje “Bota sot” publikoi video me fakte me aksione ushtarake nga fronti të Anton Quni përkrah Agim Ramadanit.

Mirëpo, edhe televizioni serb në dokumentarin e tij për Kosharen, ka arritur të publikoj video ku shihen në front Anton Quni së bashku me Agim Ramadanin e të tjerët, e që thonë se kanë pësuar humbje të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat