Si gënjyen Thaçi e Beqa? Del një tjetër video nga vija e frontit, ku Anton Quni dhe Agim Ramadani vranë 26 paramilitarë serbë

Aktuale

Si gënjyen Thaçi e Beqa? Del një tjetër video nga vija e frontit, ku Anton Quni dhe Agim Ramadani vranë 26 paramilitarë serbë

Nga: N.H Më: 28 prill 2019 Në ora: 17:44
Anton Quni në mes në këmbë, dhe heroi i Kosovës Agim Ramadani ulur nga e djathta

Pasi Hashim Thaçi dhe deputeti Hajdar Beqaj akuzuan deputetin e LDK-së Anton Qunin se s’ka qenë kurrë në luftë dhe në fronte, videot e shpërndara që tregojnë të kundërtën e kësaj nuk kanë të ndalur.

Së fundi, është publikuar një tjetër video nga lufta në Kosharë. Aty nën komandën e Agim Ramadanit dhe Anton Qunit, kishin shkatërruar dy mjete dhe kishin vrarë 26 paramilitarë serb.

Gazeta “Bota sot”, edhe ditën e djeshme publikoi një video-incizim nga Beteja e Koshares, nga e cila demantohej presidenti Thaçi dhe deputeti Beqa për deklarimet e tyre të fundit ndaj deputetit Quni.

Ndërsa, edhe në videon e fundit, shihet Agim Ramadani, i njohur ndryshe si komandant “Katana”, duke urdhëruar ushtarët e tjerë të veprojnë në shpejtësi, para se armiku të ndërmerr ndonjë veprim tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat