Kryeministri premton mbështetje për pronarin e ELKOS-it edhe në Shqipëri - Bota Sot
Kryeministri premton mbështetje për pronarin e ELKOS-it edhe në Shqipëri

Aktuale

Kryeministri premton mbështetje për pronarin e ELKOS-it edhe në Shqipëri

Më: 3 maj 2019 Në ora: 15:00

Kryeministri i Kosovës, të premten ka vizituar kompaninë “ELKOS Group”, duke parë kështu nga afër punën në fabrikën e prodhimit "Egi Group" prodhimtareve të qeseve të plastikës, të letrave të lagura, të cilat funksionojnë në kuadër të kompanisë "Elkos Group".

Shefi i Qeverisë tha se kjo kompani është storie e suksesit në Kosovë. Ramush Haradinaj tha se befasia e tij është se nuk ka shkuar në Elkos-ETC, por tek ajo që ka lindur nga ETC, pra tek prodhimi, që sipas tij është një lajm i mirë për Kosovën.

Ai ka përgëzuar punën në këtë kompani, duke shtuar se si e tillë punëson mijëra njerëz, ku sipas tij, kjo kompani është edhe kontribuuesi më i madh në buxhet të Kosovës.

Haradinaj: Vetëm ju mund ta sillni një produkt në Kosovë me çmimin e njëjtë

" Befasia apo ndryshimi që e gjeta unë sot, unë nuk kam ardhur sot në Elkos, pra në Elkos (ETC),të gjithë e dimë që është rrjeti tregtar më i madh i Kosovës, por unë sot kam ardhur tek fëmija që ka lindur prej Kosovës e prej ETC'së, e ky fëmijë është prodhimi. Pra ju e keni shfrytëzuar profitin e juaj prej tregtisë me kriju prodhim në Kosovë. Dhe për këtë dua të iu falënderoj në emër të Kosovës... ju keni një industri ushqimore shumë të madhe të vendosur këtu, me teknologji të avancuar, me lëndë të parë të garantuar edhe njëkohësisht me duart e arta të rive e të rejave tona, nuk ka shans dikush me pru një produkt në Kosovë me çmimin e njëjtë, me kualitet më të mirë se ju, vetëm ju mund të bëni këtë", tha Haradinaj.

Ndërkaq, drejtori i kompanisë "Elkos Group", pas vizitës së kryeministrit në fabrikën e prodhimit "Egi Group", u zotua se kjo është një prej industrive ma të mëdha ushqimore.

 Kelmendi: Nëse mbështetemi nga konsumatorët do ta mbulojmë tregun 50 përqind

“Është një prej industrive më të mëdha ushqimore, makineritë që ju i keni parë janë evropiane të prodhuesve të njohur italianë, gjermanë, në mënyrë që me nxjerr prodhimin i cili i përshtatet shijes dhe nevojave të konsumatorit, por që është vetvetiu konkurrues me vendet e regjionit... ju e keni parë kemi një industri të pastave qe nxjerrë diku 10 milionë kg në vit, apo i bjen 7 kg për kokë banori. Përafërsisht e mbulon 70 për qind të konsumit të përgjithshëm në Kosovë. Kjo nuk do të thotë që nuk do të ketë më import, por do të thotë që nëse kemi mbështetjen nga konsumatori, me do të zëjmë 50 për qind të tregut të Kosovës. Ne kemi një industri të kikirikëve, të smokave, çipsave dhe prodhimeve tjera, të cilat praktikisht gjithat kanë kapacitete aq të mëdha dhe ekonomitë e që kërkojnë numër të vogël të punëtorëve, sepse gjithmonë fuqia punëtore do të jetë e mangët dhe joprofesionale për kohë ra të ndryshme", tha Kelmendi.

Shefi i Qeverisë është i gatshëm që deputetin që një kohë ishte në partinë e tij ta mbështes në hapjen e qendrës tregtare në Tiranë, ku ka pasur disa probleme.

 Ai tha se është i gatshëm të mbështes pronarin e Elkosit, për hapjen e qendrës tregtare në Tiranë, sepse sipas tij është në interes të Kosovës, që të zgjerohet ekonomia.

Haradinaj: Hapja e ETC në Tiranë është interes i ndërsjellët mes dy shteteve

"Në parim e mbështes dhe kom interes që të zgjidhet çështja e mbetur e hapur e lokacionit. Mendoj se është interes i ndërsjellët", tha Haradinaj.

Ramiz Kelmendi, ka theksuar se në këtë kompani janë të punësuar rreth 3500 punëtorë, ku deri ka fundi i vitit ai u zotua se numri i punëtorëve do të jetë 4000.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...