Nënkryetari i PDK-së: Kosova s’duhet të dialogoj për territor me Serbinë, as të pranoj Asociacionin

Aktuale

Nënkryetari i PDK-së: Kosova s’duhet të dialogoj për territor me Serbinë, as të pranoj Asociacionin

Më: 7 maj 2019 Në ora: 23:54
Arsim Bajrami

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se Kosova nuk duhet të dialogojë me Serbinë për çështje të territoreve si dhe nuk duhet të pranojë Asociacion, siç ka thënë, jashtë legjislacionit aktual.

Bajrami ka thënë se nuk është korrekte që Kosovës t’i krijohen kushte shtesë

“Kosova duhet të shmangë debatet për shkëmbim territorial, si dhe Kosova duhet të shmangë Asociacion jashtë legjislacionit aktual. Kjo është një kthim mbrapa dhe një kontestim i shtetësisë”, ka thënë ai në RTK.

Sipas tij, Samiti i Berlinit do ta kthejë dialogun në sfond real.

Bajrami ka theksuar se serbët në Kosovë kanë shumë të drejta dhe janë të mbrojtur nga shteti i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat