Thaçi takohet me Edi Ramën, tregon për çka biseduan

Aktuale

Thaçi takohet me Edi Ramën, tregon për çka biseduan

Nga: G.B Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:48
Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Presidenti i Kosovës është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, ku kanë diskutuar për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se biseduan dhe për nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar, Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në territorin e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat