Nënkryetari i AAK-së: Mogherinit i ka rënë vlera

Aktuale

Nënkryetari i AAK-së: Mogherinit i ka rënë vlera

Më: 8 maj 2019 Në ora: 22:39
Ramush Haradinaj

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se vlera e përfaqësueses së  Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka rënë.

Duke folur të mërkurën në televizionin publik ai ka theksuar se ideja e ndryshimt të kufive çon në luftë.

“Loja që po luhet nuk çon askund tjetër pos në luftë. Tentimi për t’i ndryshuar kufijtë do ta destabilizojë rajonin”, ka thënë ai.

“Ajo çka është me rëndësi sot, që Mogherinit, i ka rënë vlera, sepse ka dashur t’i përgjigjet një agjende, që në vend të përmirësimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, prodhon një ngjarje që mund ta trazojë Ballkanin”, ka thënë Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat