Kryeministri nuk ulet veç në karrige - Bota Sot
Kryeministri nuk ulet veç në karrige

Aktuale

Kryeministri nuk ulet veç në karrige

Më: 9 maj 2019 Në ora: 16:10
Foto nga takimi

Kryeministri Ramush Haradinaj, si duket nuk ka shumë preferenca për atë se ku të ulet kur i bie ta pres dikë. Kjo pasi ai është parë të qëndrojë i ulur në parkun e Velanisë, ani pse sot ishte ditë me shi.

Teksa ka pritur për familjarët e heronjve Ilir Konushevci e Hazir Malaj për të bërë homazhe, kryeministri ka pushuar në hapësirën e parkut në Velani, ku përkundër reshjeve, ka qëndruar i ulur në tokë.

Ai ka qëndruar ashtu për disa minuta, teksa bisedonte me babain e Ilir Konushevcit, Halit Konushevcin dhe vëllain e Zahir Pajazitit, Bajramin.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...