Thaçi: Si e largova nga zyra kryeministrin e Shqipërisë në vitin 2002, më prezantonte planin e Gjingjiqit për ndarje të Kosovës - Bota Sot
Thaçi: Si e largova nga zyra kryeministrin e Shqipërisë në vitin 2002, më prezantonte planin e Gjingjiqit për ndarje të Kosovës

Aktuale

Thaçi: Si e largova nga zyra kryeministrin e Shqipërisë në vitin 2002, më prezantonte planin e Gjingjiqit për ndarje të Kosovës

Më: 9 maj 2019 Në ora: 22:36
Hashim Thaçi

Presidenti, Hashim Thaçi tregoi një episod të rëndësishëm të vitit 2002.

Ai tha se një kryeministër shqiptar i ka shkuar në zyrë duke i prezantuar planin e Zoran Gjingjiqit, kryeministrit të atëhershëm serb, për ndarjen e Kosovës.

“Një nga kryeministrat e Shqipërisë më ka ofruar në vitin 2002 projektin e Gjingjiq  për ndryshime dhe unë e kam larguar nga zyra. Më ka sjellë planin e Gjingjit për ndarjen e Kosovës. Plani ka qenë: Përfshirja e pjesës veriore deri tek ura e Ibrit dhe një pjesë të Kabenicës. Kishte vetëm ndarje të Kosovës. Një kryeminstër i Shqipërisë ka ardhur në emët të kryeministri Gjingjiq, është adresa e gabuar, i thashë shko në vend tjetër. E kam nxjerrë nga zyra”, tha Thaçi në Opinion.

Thaçi këmbëngul se ideja e tij është për korrigjimin e kufijve të Kosovës, duke marrë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Ndërsa ai kundërshton idenë e shkëmbimit të territoreve.

Presidenti Hashim Thaçi siguroi se nuk do të lejojë kurrë që të preket territori i Kosovës.

“Luftë mund të ketë, por cënim të territorit të Kosovës jo”, u shpreh ai.

“Askush zyrtarisht nuk e ka hapur diçka të tillë por nuk do të lejoj që të jem në tavolinën ku të diskutohet për ndarje të territorit të Kosovës. Unë jam Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Luftë mund të ketë, por cënim të territorit të Kosovës jo. Ndarje jo, as sovranitet të dyfishtë jo dhe as ndonjë pretendim për krijim të Republikës Spërska“, u shpreh Presidenti Hashim Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...