Visar Ymeri tregon se kur do të intervistohen krerët e shtetit për Telekomin

Aktuale

Visar Ymeri tregon se kur do të intervistohen krerët e shtetit për Telekomin

Më: 10 maj 2019 Në ora: 23:50
Visar Ymeri

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, që është edhe kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar për gjendjen në PTK dhe Vala ka folur për gjendjen që është aktualisht Telekomi i Kosovës. Ai ka treguar se kur do të ftohen për intervistim edhe krerët e shtetit.

Ymeri në emisionin “DPT Te Fidani”, ka thënë se nga java e ardhshme do të nisin intervistimet me njerëzit e politikes.

“ Pra nga java e ardhshme do të nis intervistimi i njerëzve që janë duke qeverisur me vendin. Po ashtu edhe ata që kanë qeverisur më herët”, ka thënë Ymri.

Ai ka treguar se pjesë e hetimit të komisionit janë kontratat dhe nënshkrimet që janë bërë.

“Jemi duke i hetuar kontratat që janë nënshkruar aty. Po ashtu jemi duke i shikuar edhe lëvizjet buxhetore qe janë bërë aty”.

Ymeri ka bërë me dije se deri më tash në komision kanë dhënë deklaratat e tyre kryeshefi aktual i Telekomit dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik.

“ Të intervistuarit do të ndahen në faza të ndryshme. Do të ndahen në pesë kategori. Pra, njëherë do te thërrasim njerëzit e politikes me pas menaxhmentin, kompanitë që janë përfshirë aty dhe kështu më radhë”

Lista e njerëzve që do të intervistohen në komision, që është bërë publike ditë më parë nis me dy krerët e shtetit, kryeministrin, Ramush Haradinaj, e presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, derisa është propozuar edhe lideri i LDK-së, dikur kryeministri Isa Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat