Mungojnë deputetët, ndërpritet seanca - Bota Sot
Mungojnë deputetët, ndërpritet seanca

Aktuale

Mungojnë deputetët, ndërpritet seanca

Më: 15 maj 2019 Në ora: 07:33

(E plotësuar) - Mungesa e deputetëve ka bërë që seanca plenare mos të arrijë të zhvillohet dhe pas pauzës disa orësh që ishte dhënë paradite.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, tha se për shkak të mungesës së kuorumit duhet të ndërpresë seancën dhe se për vazhdimin e saj do të vendoset në mbledhjen e radhës të Kryesisë së Kuvendit.

Seanca ka filluar sot me rreth një orë vonesë, dhe për shkak të mos kalimit të disa pikave të rendit të ditës u vendos të shkohet në pauzë deri në 13:30.

Në seancën plenare e paraparë për sot kanë qenë gjithsej 59 pikat të mbetura nga seancat e kaluara.

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit (Drejtpërdrejt)

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet të seancës plenare.

Deputetët mungojnë, shtyhet seanca plenare

Edhe pse nisi me 1 orë vonesë seanca plenare e paraparë për t’i shqyrtuar rreth 59 pika të lënë gjysmë nga seancat e kaluara është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit për në orën 13:30.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të mos kalimit të pikave të rendit të ditës për arsye të mos arritjes së numrit të nevojshëm të votave.

Pas një konsultimi me shefat e grupeve parlamentare, kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti morri vendim që të shkohet në pauzë dhe të kthehen në ora 13:30

***

Edhe pse nisi me 1 orë vonesë seanca plenare e paraparë për t’i shqyrtuar rreth 59 pika të lënë gjysmë nga seancat e kaluara është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit për në orën 13:30.

E gjithë kjo ndodhi për shkak të mos kalimit të pikave të rendit të ditës për arsye të mos arritjes së numrit të nevojshëm të votave.

Pas një konsultimi me shefat e grupeve parlamentare, kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti morri vendim që të shkohet në pauzë dhe të kthehen në ora 13:30.

***

Sot do të vazhdojë Seanca plenare,ë e Kuvendit të Kosovës, në rend dite për diskutim janë dhjetëra pika.

Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur me 30 janar 2019:

1. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,

2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

4. Votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 shkurt 2019:

1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

3. Votimi në lexim të dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

5. Votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,

6. Votimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019,

7. -Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për pesë (5) anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,
– Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nga radhët e komuniteteve jo shumicë
– Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1)anëtar të Komisionit të Pavarur për Media, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë.

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 7 mars 2019:

1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,

2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,

3. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

4. Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

5. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

6. Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

7. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

8. Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

9. Votimi për shkarkimin e një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare

10. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës,

11. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,

12. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave,

13. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,

14. Votimi në parim i Projektligjit për peticione,

15. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

16. Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

17. Votimi në parim i Projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar,

18. Votimi në parim i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve,

19. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës,

20. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

21. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,

22. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,

23. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,

24. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësim ndryshim të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,

25. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit,

26. Votimi në parim i Projekt-kodit të Procedurës penale,

27. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim,

28. Votimi në parim i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,

29. Votimi në parim i Projektligjit për Diasporën,

30. Votimi në parim i Projektligjit të Punës,

31. Votimi në parim i Projektligjit për Pronën Publike,

32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,

33. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/l-247,

34. Votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës,

35. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.

IV. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 12 mars 2019:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara.

V. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 13 mars 2019:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti.

VI. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 28 mars 2019:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore.

VII. Pika e pa përfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, mbajtur më 11 prill 2019:

1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.

VIII. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 12 prill 2019:

1. Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 26 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga 80 deputetë të Kuvendit,

2. Shqyrtimi i Propozim-programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-081 për qasje në dokumente publike,

4. Votimi i Propozim – Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë nënshkrues, në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributëdhënës,

5. Votimi i Propozim – Rezolutës nga Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, në lidhje me mosekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

6. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës,

7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-“KOSTT” Sh.A,

8. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për kompensimin e anëtarëve të këtij Komisioni,

9. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e zëvendëskryetarit të dytë në Komisionin Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe benificioneve nga sigurimi social dhe Propozimi i GP të PSD për Zëvendësimin e deputetëve në Komisione Parlamentare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...