Hoti: Në Kuvend kalojnë vetëm ato pika të cilat Kadri Veseli arrin t’i dakordojë me PSD-në - Bota Sot
Hoti: Në Kuvend kalojnë vetëm ato pika të cilat Kadri Veseli arrin t’i dakordojë me PSD-në

Aktuale

Hoti: Në Kuvend kalojnë vetëm ato pika të cilat Kadri Veseli arrin t’i dakordojë me PSD-në

Më: 15 maj 2019 Në ora: 16:31
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Në Kuvendin e Kosovës po kalojnë vetëm pikat në të cilat kryeparlamentari Kadri Veseli arrin të dakordohet me PSD-në.

Lidhja Demokratike  e Kosovës do të vazhdojë të luajë në mënyrë aktive rolin e opozitës në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të rrëzoj koalicionin PAN.

Kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duke thënë se në Kuvendin e Kosovës po kalojnë vetëm pikat e pozitës.

Në një konferencë për media, Hoti ka thënë se në Kuvendin e Kosovës po kalojnë vetëm ato pika të cilat kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli arrin t’i dakordojë me PSD-në. Për këtë nuk i ka kursyer kritikat për kryeparlamentarin Veseli.

Hoti: Në Kuvend kalojnë vetëm ato pika të cilat Kadri Veseli arrin t’i dakordojë me PSD-në

“Sot ishte edhe një seancë e dështuar e Kuvendit të Kosovës, në mesin e shumë seancave që kanë dështuar gjatë gjithë kësaj legjistrature. Në rend të ditës sot kemi pasur 61 pika nga 8 seanca të Kuvendit që janë mbajtur gjatë 2019-ës. Në fakt këto kanë qenë pika nga 11 seanca të sezonit vjeshtor 2018, dhe gati asnjëra nuk është mbyll me votim, pra me përmbyllje të rregullt të seancës. Kuvendi i Kosovës ka një kohë që është paralizuar. Në Kuvend kalojnë vetëm ato pika që dëshiron ti mbështesë opozita. Është e qartë që ky Kuvend nuk ka shumicë parlamentare. Kalojnë vetëm ato pika të pozitës, dhe sigurisht ato pika të cilat Kadri Veseli arrin t’i dakordojë me PSD-në”, tha ai.

Sipas tij, Veseli nuk po merr përgjegjësi për kaosin e krijuar në Kuvend. 

Hoti: LDK do të vazhdojë këtë formë të të bërit opozitë deri në rrëzimin e Qeverisë

“Kryetari i kuvendit që e quan veten shef të koalicionit PAN, nuk merr asnjë përgjegjësi për kaosin në të cilin e ka futur Kuvendin e Kosovës tash e sa kohë. U bën një vit që institucionet udhëhiqen në mënyrë jodemokratike, nga një qeveri që nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës, është duke mbajtur peng rendin kushtetues dhe funksionimin demokratik të Kosovës. Ne si LDK jemi të vendosur të mos lejojmë këtë formë të qeverisjes dhe normalisht kemi treguar që ky koalicion nuk mund të udhëheq në mënyrë demokratike. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë në këtë formë të të bërit opozitë çdo ditë deri në rrëzimin përfundimtar të këtij koalicioni të dëmshëm për vendin”, tha Hoti.

Sot paradite seanca është ndërprerë në mungesë të deputetëve.

Hoti: Veseli e ka futur Kuvendin në kaos

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar sot se në Kuvendin e Kosovës po kalojnë vetëm pikat e pozitës.

Në një konferencë për media, Hoti ka thënë se kryeparlamentari Kadri Veseli nuk po merr përgjegjësi për kaosin e krijuar në Kuvend. 

Teksa ka shtuar se si opozitë do të vazhdojnë të luajnë rolin e vet deri në rrëzimin e Qeverisë. 

"Në Kuvendin e Kosovës kalojnë vetëm pikat e pozitës, natyrisht ato pika që Kadri Veseli arrin  t'i marrë me ndihmën e PSD-së. Kryetari i Kuvendit që e quan veten shef të PAN-it nuk merr asnjë përgjegjësi për gjendjen në të cilën e ka futur Kuvendin e Kosovës tash e sa kohë. Faktikisht u bë një vit që institucionet udhëhiqen në mënyrë jo demokratike. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë këtë formë të të bërit opozitë deri në rrëzimin përfundimtar të koalicionit qeverisës", tha Hoti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...