Agim Bahtiri kërkon dorëheqjen e Flora Brovinës

Aktuale

Agim Bahtiri kërkon dorëheqjen e Flora Brovinës

Më: 16 maj 2019 Në ora: 23:06
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit rreth publikimin te një fotografie nga deputetja Flora Brovina, e cila pretendon se shfaqë ushtarët serbë duke e dhunuar një grua gjatë luftës në Kosovë.

Ai e quajti “të turpshme, të dhimbshme dhe denigruese, paraqitje tejet jodinjitoze e deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, në lidhje me rastin e dhunimit të një gruaje shqiptare”.

Bahtiri gjithashtu kërkoi dorëheqjen e Brovinës.

“Me këtë rast ka shkelur mbi ndjenjat e 20 mijë motrave tona të dhunuara, duke menduar gjithsecila prej tyre se mos vallë është në atë fotografi. Shtuar kësaj se ajo foto doli të jetë e dyshimt dhe joreale. PDK dhe Flora duhet të kërkojnë falje publike për këtë gjest jonjerezor, kjo e fundit edhe DORËHEQJE” ka shkruar Bahtiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat