Zbulohet se si ideja për ndryshim të kufijve i ishte propozuar një ministri të jashtëm, por e kishte refuzuar

Aktuale

Zbulohet se si ideja për ndryshim të kufijve i ishte propozuar një ministri të jashtëm, por e kishte refuzuar

Nga: G.B Më: 18 maj 2019 Në ora: 11:19
Hashim Thaçi dhe Edi Rama

Profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi, ka treguar se si Rama dhe Thaçi sollën idenë proserbe për ndryshim të kufijve, përcjell Bota sot.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka treguar se si Basha ka treguar se si ish ministrit të jashtëm, Besnik Mustafaj i është propozuar nga serbët ideja për ndryshim kufijsh, por që e ka refuzuar.

Ai ka thënë se nuk e ka besuar që kjo ide më vonë do të prezantohet nga Thaçi e Rama.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Lulzim Basha per ndryshimin e kufijve.
Lexojeni ju lutem dhe do kuptoni te verteten e hidhur qe na sollen ne dere te kombit dy lideret tane proserbe, Edi Rama dhe Hashim Thaçi:

“Në lidhje me historinë e hapjes sërish të diskutimit të kufijve. Një miku ynë i përbashkët, ish Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha para pak ditësh se çdo ministri të jashtëm i është propozuar ndryshimi i kufijve të Kosovës. S’e kam thënë më parë, por po e them tani nga Londra: Po, po. Edhe mua më është propozuar. Kanë ardhur, në atë kohë, autoritetet serbe dhe më kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës, se i kam informuar, e dinë partnerët tanë nga Uashingtoni në Londër, nga Brukseli në Berlin.

Ju thashë më parë që jam i tmerruar nga papërgjegjësia totale, me të cilën ata mendojnë se mund të rikthejnë kohën e Millosheviçit apo kohën e luftërave të periudhës së Kongresit të Berlinit. Këta mendojnë akoma si të jenë në shekullin e 19-të. Po kurrë nuk ma kishte marrë mendja se idetë që do të dëgjoja nga goja e Vuk Jeremiçit dhe Ivica Daçiç, do t’i dëgjoja më vonë si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hadhim Thaçit. Këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat