Thaçi: Zgjedhjet në veri në shërbim të integrimit të komuniteteve në institucionet e Kosovës - Bota Sot
Thaçi: Zgjedhjet në veri në shërbim të integrimit të komuniteteve në institucionet e Kosovës

Aktuale

Thaçi: Zgjedhjet në veri në shërbim të integrimit të komuniteteve në institucionet e Kosovës

Më: 19 maj 2019 Në ora: 10:19
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe janë në shërbim të integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës.

Thaçi nëpërmjet Facebook-ut ka përgëzuar subjektet politike dhe qytetarët për fushatën e qetë në katër komunat veriore të Kosovës dhe ka uruar proces të rregullt zgjedhor.

“Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të suksesshme. Zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës po mbahen sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe janë në shërbim të integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në institucionet e Kosovës. Kandidatëve për kryetarë u uroj suksese dhe i ftoj që të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat e tyre”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...