Profesori i Parisit paralajmëron rrezik në korrik për Kosovën: Ja se çfarë i ofron Haradinajt

Aktuale

Profesori i Parisit paralajmëron rrezik në korrik për Kosovën: Ja se çfarë i ofron Haradinajt

Nga: N.H Më: 21 maj 2019 Në ora: 21:54
Ramush Haradinaj

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me sfidat të cilat po e presin Kosovën.

Me këtë rast, Kraki ka thënë se duke e parë se Samiti i Parisit në korrik pritet të jetë moment rreziku për Kosovën sepse Franca dhe Evropa duan t'i mbyllin dosjet sa më shpejt, ky i fundit ka vendosur që t’ia ofrojë publikisht ndihmën falas kryeministrit Haradinaj.

“Duke konsideruar me modesti se kryeministri Haradinaj ka nevojë për njerëz që e kuptojnë Francën dhe Evropën e sotit dhe që ia duan të mirën Kosovës pa asnjë etiketë politike apo post politik, - ia ofroj publikisht ndihmën time falas kryeministrit Haradinaj me qellim që ai dhe stafi i tij t'i kuptojnë drejtë sfidat aktuale dhe momentin historik në të cilin gjendemi karshi Evropës”, shkruan ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Propozim për ndihmë në moment kritik

Duke e parë rrzikun që i kanoset shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar në Ballkan nga klikat e çoroditura në Prishtinë e Tiranë,

Duke e ditë se klima aktuale e turbulluar nga ide destabilizuese, izoluese e stagnuese për kombin është në disfavorin tonë total,

Duke e ditë se Evropa gjendet në rrethana politike aspak të favorshme për implikime të reja në gjimnastikat luftarake ballkanike,

Duke e parë se Samiti i Parisit në korrik pritet të jetë moment rreziku për neve sepse Franca dhe Evropa duan t'i mbyllin dosjet tona sa më shpejt,

Duke konsideruar me modesti se kryeministri Haradinaj ka envojë për njerëz që e kuptojnë Francën dhe Evropën e sotit dhe që ia duan të mirën Kosovës pa asnjë etiketë politike apo post politik,

Duke qenë i bindur se ka ardhë momenti për një çasje të re njëkohësisht mbrojtëse dhe sulmuese me mjete politike dhe diplomatike, që të mbrohet e konsolidohet Kosova,

Unë, Nezir Kraki, nga Juniku i Kosovës, me punë e banim në Paris, ligjerues i politikave të BE-së në Paris dhe njohës deri në imtësi i pejsazhit politik francez e evropian:

- ia ofroj publikisht ndihmen time falas kryeministrit Haradinaj me qellim që ai dhe stafi i tij t'i kuptojnë drejtë sfidat aktuale dhe momentin historik në të cilin gjendemi karshi Evropës.

Nuk jam i interesuar as për politikë as për parti. Dua veç të ndihmoj nëse mundem me sinqeritetin më të madh dhe me njohuritë që mendoj se i kam e që mund të jenë në dobi të çështjes sonë.

Kam shumë punë dhe angazhime në Francë por pak kohë mund ta gjej nga këtu ku jam nëse është nevoja.
***

p.s. ky postim nuk është as aderim në parti as aderim në politikat qeverisëse në përgjithesi. Krejt kritikat e mia të deritashme mbesin në fuqi por shtetësia e Kosovës është më e madhe se qeverisja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat