Serbia kujton se është në vitet 90-të, e hedh poshtë rezolutën për krime të luftës në Kosovë

Aktuale

Serbia kujton se është në vitet 90-të, e hedh poshtë rezolutën për krime të luftës në Kosovë

Nga: F. B. Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:25
Kriminelë serb

Këshilli për kontroll të shërbimit të sigurisë ka hedhur poshtë rezolutën për krime të luftës në Kosovë, duke vlerësuar si “edhe një në serinë e hapave provokues të Prishtinës me të cilin dëmtohet dialogu” u kumtua në parlament, shkruan “Beta”, transmeton “Bota sot”.

Në mbledhjen e mbajtur si është vlerësuar se “pushteti në Prishtinë me hapat e vetë përpiqen që të gjithë të mbetemi në të kaluarën, sepse është mënyra e vetme i mbijetesës së tyre në pushtet dhe jo stabilitetin e regjionit” prandaj është koha që bashkësia ndërkombëtare të reagoj në “provokimet e Prishtinës dhe shkatërrimin e vazhdueshëm të dialogut".

"Në vend të tentimit të  minimit të fitores bindëse dhe të jashtëzakonshme të Listës Serbe në zgjedhjet në Kosovë, presim dënimin përfundimtar dhe reagimin në vendosjen e paligjshme të taksës, sjelljen e rezolutave të çmendura dhe rrezikim e përditshëm të sigurisë së serbëve në Kosovë," thuhet në kumtesën e këshillit që ishte e mbyllur për opinion.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 16 maj rezolutën për gjenocidin , krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës, që siç thuhet “regjimi i kaluar i shtetit serb ka kryer në Kosovë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat