Deda: BE duhet të jep ofertë serioze të zgjerimit për shtetet e rajonit tonë - Bota Sot
Deda: BE duhet të jep ofertë serioze të zgjerimit për shtetet e rajonit tonë

Aktuale

Deda: BE duhet të jep ofertë serioze të zgjerimit për shtetet e rajonit tonë

Nga: Z.B Më: 26 maj 2019 Në ora: 21:52
Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se tash që, pak a shumë, po shihet trendi i votave për Parlamentin Evropian, ngase, siç thotë si, mund të konkludohet që politika e BE-së, apo mungesa e saj, ndaj Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund më të fshihet pas frikës nga e djathta ekstreme, e cila pësoi debakël, përcjell Bota sot”.

Dedaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se BE duhet të jep ofertë serioze të zgjerimit për shtetet e rajonit.

“E kjo ofertë duhet të përmbajë edhe kushte rigoroze për çdo shtet të Ballkanit Perëndimor: qeverisje demokratike e media të lira, çkapje të shtetit dhe sundim të ligjit, luftë të njëmendtë të korrupsionit, drejtësi e barazi, si dhe zhvillim të mirëfilltë ekonomik”, ka shkruar Deda

Ndryshe, më herët janë publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane, ajo që bie në sy është fakti që pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë e lartë pothuajse në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Postimi i plotë:

Tash që, pak a shumë, po shihet trendi i votave për Parlamentin Evropian, mund të konkludohet që politika e BE-së, apo mungesa e saj, ndaj Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund më të fshihet pas frikës nga e djathta ekstreme, e cila pësoi debakël.
Përkundrazi, me rezultatet e shkëlqyshme të gjelbërve dhe liberalëve e demokratëve, politika e zgjerimit duhet të konkretizohet dhe afatizohet.
BE duhet të jep ofertë serioze të zgjerimit për shtetet e rajonit tonë. E kjo ofertë duhet të përmbajë edhe kushte rigoroze për çdo shtet të Ballkanit Perëndimor: qeverisje demokratike e media të lira, çkapje të shtetit dhe sundim të ligjit, luftë të njëmendtë të korrupsionit, drejtësi e barazi, si dhe zhvillim të mirëfilltë ekonomik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...