Mustafa takohet me ambasadorin francez: Një delegacion franko-gjerman vjen në Kosovë para Samitit të Parisit - Bota Sot
Mustafa takohet me ambasadorin francez: Një delegacion franko-gjerman vjen në Kosovë para Samitit të Parisit

Aktuale

Mustafa takohet me ambasadorin francez: Një delegacion franko-gjerman vjen në Kosovë para Samitit të Parisit

Nga: N.Sh Më: 27 maj 2019 Në ora: 13:10
Isa Mustafa dhe ambasadori francez

Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Chabert për qëndrimin e LDK-së mbi temat kyçe dhe zhvillimet politike në Kosovë.

Qëndrimi i LDK-së për dialogun me Serbinë është i qartë. Kufijtë e Republikës së Kosovës, mbi të cilët është shpallur Pavarësia më 17 shkurt 2008 dhe mbi të cilët mbi 100 shtete e kanë njohur shtetin e Kosovës, janë të panegociueshëm.

LDK nuk do të bëhet pjesë e grupit negociator sepse negocimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është detyrë dhe obligim i Qeverisë së Kosovës. Dialogun duhet ta udhëheqë një qeveri me përkrahje të gjerë në Kuvend; prandaj LDK kërkon që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme që janë jetike dhe të pashmangshme.

Ambasadori Chabert e falënderoi kryetarin Mustafa për mikpritjen dhe vlerësoi rolin konstruktiv të LDK-së në proceset shtetëformuese në Kosovë këto tri dekada.

Në fund, Ambasadori Chabert njoftoi kryetarin Mustafa për një delegacion franko-gjerman që do të vizitojë Kosovën së shpejti për të diskutuar me akterët kryesorë politik para takimit të Parisit.

Kryetari Mustafa shprehu kënaqësinë që LDK të pret në takim këtë delegacion.

Në takim ishin të pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm, Ismet Beqiri dhe zëdhënësi Besian Xh Mustafa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...