Tahiri kërkon që gjykimi në mungesë të përfshijë edhe aferat korruptive - Bota Sot
Tahiri kërkon që gjykimi në mungesë të përfshijë edhe aferat korruptive

Aktuale

Tahiri kërkon që gjykimi në mungesë të përfshijë edhe aferat korruptive

Më: 30 maj 2019 Në ora: 13:27
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, deklaroi sot se nuk mund të limitohet gjykimi vetëm në krime lufte, por duhet të jetë edhe në vepra tjera penale.

Këtu ai përmendi propozimin e Qeverisë, ku kërkojnë që përveç krimeve të luftës, të gjykohen edhe personat e involvuar në afera korruptive.

Tahiri: Gjykimi në mungesë të përfshijë edhe personat me afera korruptive

“E kemi edhe një dallim këtu, të gjykimi në mungesë, propozimi juaj është vetëm për krime lufte, propozimi i qeverisë së Republikës së Kosovës është për të gjitha veprat penale. Pra, mund të gjykohet në mungesë edhe një person, i cili është i dyshuar për krim të organizuar, edhe për korrupsion, pra edhe ai, me propozimin që e ka sjellë Qeveria. Me propozimin tuaj janë vetëm krimet e luftës, pra ne i përkrahim padyshim. Kjo i bie që e kemi më të gjerë këtë gjykimin mungesë, edhe personat që janë të involvuar në afera korruptive, në krim të organizuar, që nuk paraqiten para gjykatës”, tha ai.

Tahiri tha se neni 306 i Kodit të Procedurës Penale, të cilin e ka proceduar Qeveria e Kosovës, përcakton qartë gjykimin në mungesë, ku gjyqtari i procedurës paraprake ose trupi gjykues mund të vendosë për vazhdimin e gjykimit në mungesë, në rast se i akuzuari nuk paraqitet në seancë gjyqësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...