Thaçi me këshilltarët e Macron dhe Merkel: Dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime, taksat të mbesin - Bota Sot
Thaçi me këshilltarët e Macron dhe Merkel: Dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime, taksat të mbesin

Aktuale

Thaçi me këshilltarët e Macron dhe Merkel: Dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime, taksat të mbesin

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 11:12
Pamje nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot këshilltarët diplomatikë të presidentit të Francës Emanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Presidenti Thaçi mirëpriti angazhimin francezo-gjerman për takimin në Paris, në mes të përfaqësuesve të shtetit të Kosovës dhe të shtetit të Serbisë, si dhe përpjekjet e presidentit Macron dhe kancelares Merkel për të ndihmuar rifillimin e procesit të dialogut nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Presidenti Thaçi potencoi se “dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe se tarifat duhet të mbeten në fuqi”.

Gjithashtu, presidenti u shpreh se “Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin”.

Presidenti Thaçi kërkoi që qytetarët e Kosovës të mos mbahen të izoluar padrejtësisht dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

Në fund, presidenti Thaçi u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...