Aktivitete të shumta për Ditën Botërore të Mjedisit

Aktuale

Aktivitete të shumta për Ditën Botërore të Mjedisit

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, do të shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit me një sërë aktivitetesh ndërsa manifestimi qendror do të mbahet nesër në parkun e Gërmisë.

UNDP do të ketë tendën ku do të promovojë/paraqet projektet dhe iniciativat që janë ndërmarrë për mbrojtjen e mjedisit, zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe me fokus të veçantë në  vetëdijesimin e qytetarëve për të luftuar ndotjen e ajrit.

Gjatë aktiviteteve do të shpërndahen edhe materiale promovuese të projekteve përfshirë edhe shiritat e gjelbër - “Green Ribbons”.

Të gjithë ata që bëhen pronarë të Green Ribbon zotohen ta mbrojnë mjedisin ku jetojnë.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat