Milaim Zeka shkon në KQZ për partinë e re

Aktuale

Milaim Zeka shkon në KQZ për partinë e re

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 12:48
Milaim Zeka

Pas deklarimeve publike se do të formojë partinë politike me emrin Partia Euroatlantike e Kosovës, Milaim Zeka ka hedhur hapin e parë drejt formalizimit të idesë së tij.

Burime bëjnë të ditur se Zeka gjatë ditës së sotme është parë duke hyrë në ndërtesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, institucion i cili merret edhe me regjistrimin e partive politike.

Sipas këtyre burimeve, deputeti aktual i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, është interesuar për procedurat që duhet t’i ndjekë për të themeluar partinë politike.

Këtë ka konfirmuar edhe vetë deputeti Zeka.

Ai ka thënë se në KQZ ka qenë për të marrë rregullat dhe formularët e nevojshëm.

“Po kam qenë në KQZ.  Kam qenë për t’i marrë rregullat dhe formularët dhe këto janë procedura jurdikike që duhet të kryhen”, ka thënë Zeka.

Ndryshe, Zeka aktualisht është deputet i partisë së Nismës Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat